Kina do të punësojë mijëra të diplomuar për poste në nivel komuniteti
2024-05-15 15:09:59

CFP

CFP

Kina do të mbështesë rekrutimin e rreth 34.400 të diplomuarve në kolegj në vitin 2024, për të punuar në fusha të ndryshme si arsimi, bujqësia, kujdesi mjekësor dhe rivitalizimi rural në nivel komuniteti, bën të ditur “Xinhua”.

Afati i shërbimit për këto poste do të jetë dy vjet, sipas një plani të publikuar nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore.

CFP

CFP

Ministria ka nxjerrë një qarkore të përbashkët me Ministrinë e Financave, ku u kërkon lokaliteteve të garantojnë fondet për këto poste dhe të sigurojnë ndarjen e pagesave për punë, strehim, primet e sigurimeve shoqërore dhe shtesat.

Qarkorja nxit gjithashtu përpjekjet për të forcuar arsimin dhe trajnimin për njerëzit e punësuar në këto poste, si dhe zbatimin e planeve të veçanta për t'i ndihmuar ata të përmirësojnë kapacitetet. (Elona)

CFP

CFP