Ministria e Jashtme: Nëse Filipinet keqpërdorin dashamirësinë e Kinës, Pekini do të marrë masa sipas ligjit
2024-05-15 18:39:23

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Më 15 maj zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, mbajti një konferencë për shtyp në Pekin. Ndaj pyetjes për reagimin e palës kineze rreth udhëtimit të 200 civilëve filipinezë me pesë anije tregtare në ujërat përreth Ishullit Huangyan, Wang Wenbin u shpreh se Ishulli Huangyan është territor i padiskutueshëm i Kinës. Ajo ka sovranitet të padiskutueshëm mbi Huangyan dhe ujërat përreth.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2016, Kina mori disa masa dashamirëse ndaj peshkimit të disa anijeve filipineze në ujërat përreth ishullit Huangyan, duke bërë menaxhim dhe mbikëqyrje sipas ligjit, mbi veprimet përkatëse të peshkatarëve filipinezë.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang theksoi se nëse Filipinet keqpërdorin dashamirësinë e palës kineze, fyejnë sovranitetin dhe të drejtën e administrimit të Kinës, atëherë ajo do të marrë masa sipas ligjit. Përgjegjësia dhe pasojat do të jenë krejtësisht të palës filipineze. (Jiang Lei)