Kina do të forcojë mbikëqyrjen administrative të zbatimit të ligjit
2024-05-15 11:16:42

CFP

CFP

Kina do të forcojë mbikëqyrjen mbi zbatimin e ligjit administrativ përmes masave sistematike, të tilla si promovimi i legjislacionit përkatës dhe përmirësimi i kodit të sjelljes, shkruan “Xinhua”.

Këshilli i Shtetit ka nxjerrë një grup udhëzimesh për rritjen e koordinimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit administrativ. Dokumenti nxit ekzekutimin e rreptë të mbikëqyrjes administrative të zbatimit të ligjit, duke bërë thirrje për kryerjen e mbikëqyrjes në baza të rregullta dhe forcimin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit në lidhje me kompanitë.

Deri në fund të vitit, pritet të marrë formë një sistem pune me katër nivele, që garanton mbikëqyrje të gjithanshme, gjithëpërfshirëse dhe të rregullt mbi zbatimin e ligjit administrativ, sipas udhëzimeve.  (Elona)