OKB: Qindra mijëra të larguar nga Rafahu pas urdhrit për evakuim
2024-05-15 14:42:32

Rafah (Foto ATSH)

Rafah (Foto ATSH)

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) bëri të ditur se pothuajse 360.000 persona janë larguar nga qyteti jugor Rafah në Rripin e Gazës, qëkur ushtria izraelite lëshoi urdhrat e parë të evakuimit një javë më parë, sipas shifrave të OKB-së.

“Nuk ka siguri pa një armëpushim”,- thuhet në një postim të agjencisë së OKB-së në “X”.

Sipas UNRWA-së, në Gazën veriore, bombardimet dhe urdhrat e mëtejshëm të evakuimit kanë shkaktuar më shumë zhvendosje dhe frikë për mijëra familje.

Krahu ushtarak i Hamasit raportoi në “Telegram” për sulme ndaj trupave izraelite në vende të ndryshme, duke përfshirë Rafahun, si dhe në lagjen e refugjatëve në Jabalia dhe në al-Saitun në Gazën veriore.

Ka pasur alarme të reja raketash në qytetet kufitare izraelite në Rripin e Gazës. (Elona)