Kina kërkon sa më parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze
2024-05-15 20:21:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Jashtme tha të mërkurën se Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të nxitur një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze, në një datë sa më të hershme. 

E mërkura shënon 76 vjetorin e ditës palestineze Nakba, ose dita e "katastrofës", një ditë pasi Izraeli shpalli pavarësinë e tij në 1948. 

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 450 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah, ndërsa Izraeli zgjeron ofensivën e tij në qytetin jugor në Rripin e Gazës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në përgjigje, në një konferencë të rregullt për shtyp, Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë, tha se më shumë se gjysma e palestinezëve u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës arabo-izraelite, 76 vjet më parë. 

"Sot, 76 vjet më vonë, padrejtësia historike e vuajtur nga populli palestinez, jo vetëm që nuk është korrigjuar, por është përkeqësuar më tej," tha Wang.

Duke theksuar se Kina kundërshton me vendosmëri zgjerimin e konfliktit në Rafah dhe ndëshkimin kolektiv të popullit të Gazës, ai tha se Kina mbështet krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës, që gëzon sovranitet të plotë, bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe me Jerusalemin lindor si kryeqytet. Gjithashtu mbështet Palestinën që të bëhet një shtet anëtar i plotë i OKB-së.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Kina do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të realizuar përfundimisht bashkëjetesën paqësore izraelito-palestineze dhe bashkëjetesën harmonike të kombeve arabe dhe hebre, tha Wang.