Kina i cilëson ngacmim deklaratat e ShBA-së për “mbikapacitet”
2024-05-15 11:05:29

Zëdhënësi i diplomacisë kineze, Wang Wenbin(Foto:MPJ)

Pekini i kritikoi deklaratat e palës amerikane për “mbikapacitetin” e Kinës dhe i quajti ato si veprime “ngacmimi”.

ShBA-ja i justifikon subvencionet e veta si "investime kritike në industri", ndërsa veprime të ngjashme nga vendet e tjera etiketohen sikur "kanë lidhje me konkurrencën e pandershme", zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin në një konferencë shtypi të organizuar të martën në Pekin.

Ai nxori në pah hipokrizinë në retorikën e ShBA-së, sipas së cilës eksportet amerikane shihen si produkte të "tregtisë së lirë" që kanë një epërsi krahasuese, ndërsa eksportet e vendeve të tjera si "mbikapacitet".

Në thelb, ShBA-ja po përdor pretekstin e "mbikapacitetit" për të shtypur industritë e përparuara të vendeve të tjera, duke zbatuar proteksionizmin nën maskën e "konkurrencës së ndershme" e duke shkelur kështu parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare në mënyrë të hapur, shtoi më tej Wang.

Zhvillimi i shpejtë i Kinës në industritë e energjisë së re, si automjetet elektrike, bateritë e litiumit dhe produktet fotovoltaike, i ka rrënjët në inovacionin e vazhdueshëm teknologjik, në një sistem të fuqishëm zinxhiri furnizimi dhe në konkurrencën e shëndetshme në treg, sipas zëdhënësit Wang. Ai theksoi se pozita udhëheqëse e Kinës në këta sektorë është rezultat i epërsive të saj krahasuese e dinamikës së tregut, dhe jo thjesht subvencioneve. Wang e akuzoi ShBA-në për subvencione masive industriale nëpërmjet dokumenteve të tilla si Akti i Mikroçipave dhe Akti i Inovacionit dhe Konkurrencës, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në shpërndarjen e burimeve të tregut në një vlerë prej miliarda dollarësh.

Rritja e shpejtë e industrisë së energjisë re të Kinës përputhet me nevojën globale për transformimin e gjelbër ekonomik dhe ka sjellë përfitime për Kinën, Shtetet e Bashkuara e botën në përgjithësi, shtoi zëdhënësi, duke shprehur shpresën që ShBA-ja do të braktisë standardet e veta të dyfishta hipokrite dhe prirjet proteksioniste. (Zhang Yan/Artan)