Ekspertët: Nënvarianti i ri i Covid-19 nuk ka gjasa të shkaktojë kulm të ri infeksioni në Kinë
2024-05-15 14:35:23

CFP

CFP

Nënvarianti KP.2 i Covid-19, i cili është bërë gjithnjë e më i përhapur në shkallë globale, nuk ka gjasa të shkaktojë një kulm të ri infeksioni në Kinë në të ardhmen e afërt, bëri të ditur Administrata për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, citon “Xinhua”.

Deri të dielën, rastet me sekuencë KP.2 përbënin 0.05 për qind deri në 0.30 për qind të të gjitha rasteve të raportuara çdo javë në Kinë, që është një nivel jashtëzakonisht i ulët, sipas ekspertëve nga administrata.

KP.2, një pasardhës i variantit aktualisht mbizotërues JN.1, është përhapur me shpejtësi në proporcion midis shtameve të përhapura globalisht të Covid-19 të raportuara që nga shkurti i këtij viti.

Megjithatë, ekspertët kanë vënë në dukje se PK.2 nuk tregon ndryshime të dukshme në aspektin e patogjenitetit.

CFP

CFP

Ata kanë këshilluar njerëzit që të kujdesen për higjienën personale, të mbajë maska në fytyrë kur është e nevojshme dhe të ndjekin dieta të shëndetshme. (Elona)