Grupi Mediatik i Kinës (CMG) mbajti të martën një veprimtari mediatike për Ditën e Markës të Kinës 2024, e cila synon të shkëmbejë prirjet e reja në konsumin e mallrave të markës kineze, të tregojë histori të reja rreth fuqisë së markave kineze dhe të ndihmojë në promovimin e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë të Kinës.
Foto:CMG
Kreu i Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut Luo Wen, presidenti i CMG-së Shen Haixiong dhe zv.drejtori i Administratës Kombëtare të Radios dhe Televizionit Yang Guorui morën pjesë në këtë ceremoni dhe mbajtën fjalime.
Marka ka rëndësi kritike për kompanitë, tha Shen, duke shtuar se, që nga themelimi i CMG-së më shumë se gjashtë vjet më parë, ajo ka ngulur këmbë që të jetë një krijuese dhe promovuese e markave kineze.
Z. Shen Haixiong(Foto:CMG)
Foto:CMG
"CMG-ja do të përdorë plotësisht epërsitë e saj për të promovuar fuqishëm markat kineze, që ato të bëhen me famë botërore," theksoi kreu i CMG-së.
Sipas tij, CMG-ja do të nisë gjithashtu aktivitete të integruara mediatike, duke u fokusuar në rekomandimin e markave kineze në botë, për të rritur më tej ndikimin ndërkombëtar të markave kineze gjatë Lojërave Olimpike të Parisit këtë verë.(Zhang Yan/Artan)