Putini do të bëjë vizitë shtetërore në Kinë
2024-05-14 20:19:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me ftesën e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga 16 deri më 17 maj.


Njoftimin e bëri të ditur zëdhënësja e MPJ-së kineze Hua Chunying të martën në Pekin.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një tjetër zëdhënës i MPJ-së, Wang Wenbin, theksoi në një konferencë shtypi të zhvilluar po të martën që kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e Putinit pas marrjes së mandatit të ri si president i Rusisë.


“Sivjet është 75-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës e Rusisë dhe gjatë kësaj vizite, Xi e Putin do të shkëmbejnë mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët," tha Wang Wenbin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai shtoi gjithashtu që Kina do të publikojë informacionin përkatës mbi këtë vizitë në një kohë të përshtatshme. (Jiang Lei)