Kina krijon një grup pune me ekspertë për të rritur shërbimet psikologjike publike
2024-05-14 10:56:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) ka ngritur një grup pune të specializuar me ekspertë për të mbështetur përpjekjet e vendit për të përmirësuar sistemin e shërbimeve publike psikologjike, njofton “Xinhua”.

Sipas një deklarate të komisionit, grupi i punës përbëhet nga mbi 20 anëtarë nga universitete prestigjioze, spitale dhe organe qeveritare në mbarë vendin. Ata kanë punuar në vijën e parë të betejës së Kinës kundër sëmundjeve psikologjike dhe mendore.

Ekspertët kanë për detyrë të vlerësojnë cilësinë e shërbimeve psikologjike publike të Kinës dhe të mbledhin përvojat e suksesshme nga rajone të ndryshme. Ata gjithashtu do të mbështesin dhe udhëzojnë autoritetet shëndetësore provinciale dhe subjektet e tjera përkatëse.

Për më tepër, grupi do të punojë në zhvillimin e planeve shtesë, sistemeve të menaxhimit dhe kritereve të vlerësimit që synojnë përmirësimin e sistemit të shërbimeve publike psikologjike.

Grupi i ekspertëve, i caktuar për periudhën nga maji 2024 deri në maj 2027, do t'u nënshtrohet rregullave në varësi të kërkesave të punës. (Fatosi)