Foto nga CFP
Kina është një kontribues i rëndësishëm në përpjekjet humanitare globale dhe një partner kyç i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në një botë me konflikte intensive, tha një zyrtar i lartë i organizatës, njofton “China Daily”.
“KNKK po përpiqet të sigurojë që e drejta ndërkombëtare humanitare të jetë një prioritet politik kudo në botë. Dhe kur një vend si Kina merr një pozicion për këtë, ne mendojmë se është e rëndësishme dhe ne duam që çdo vend në botë ta marrë këtë shumë seriozisht”,- tha Pierre Krahenbuhl, drejtori i përgjithshëm i KNKK-së, në një intervistë ekskluzive për “China Daily”.
Krahenbuhl, kujtoi se Kina ishte ndër nënshkruesit e parë të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të cilat kanë qenë guri i themelit për ruajtjen e dinjitetit njerëzor mes konflikteve të armatosura për 75 vjet. (Fatosi)