Zonja e parë e Ukrainës viziton Serbinë
2024-05-14 13:08:59

Foto nga VCG

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelensky, e shoqëruar nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, zhvilluan një vizitë në Beograd, njofton “RTSH”.

Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi që pas nisjes së konfliktit me Rusinë në shkurt 2022.

Zonja Zelensky mori pjesë edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje mbi bashkëpunimin midis universiteteve të Beogradit dhe Kievit.

Vizita e Zonjës së Parë të Ukrainës vjen pas betimit të qeverisë së re serbe.

Serbia e ka dënuar vazhdimisht konfliktin edhe në forume të tjera ndërkombëtare, por deri më tani ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.

Që nga viti 2022, Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë dhe ka premtuar ndihmë në çminimin e vendit dhe në përpjekjet për rindërtimin pas përfundimit të konfliktit. (Fatosi)