Kina do të ndërtojë një anije të madhe lundrimi në mënyrë më efikase
2024-05-14 13:00:01

“Adora Magic City”(Foto nga VCG)

Kina planifikon të ndërtojë anijen e saj të dytë të madhe të lundrimit në mënyrë më efikase se e para dhe të zvogëlojë periudhën e ndërtimit të saj me rreth tetë muaj, raportoi “People's Daily”.

Korçera pritet të largohet nga porti deri në mars 2026 dhe të fillojë udhëtimin e provës në qershor 2026 përpara se t'i dorëzohet klientit deri në fund të atij viti.

Raportohet se anija do të ketë një superstrukturë të madhe 16-katëshe për qëndrim dhe argëtim. Duke optimizuar paraqitjen e projektimit, zonat publike dhe zonat për aktivitete në natyrë dhe të kohës së lirë do të rriten për të shtuar komoditetin dhe përvojën e pasagjerëve.

Anija është projektuar me një tonazh total prej 141.900 tonësh, një gjatësi prej 341 metrash, një gjerësi prej 37.2 metrash dhe përmban 2144 kabina, sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”.

Krahasuar me anijen e parë të madhe të lundrimit në vend, “Adora Magic City”, anija e re do të ketë një madhësi më të madhe dhe pajisje më të avancuara. (Fatosi)