Ukraina: Rusia ka humbur mijëra trupa e dhjetëra tanke në një javë
2024-05-14 11:17:43

Ushtare (Foto Telegrafi.al)

Rusia ka humbur më shumë se 8000 ushtarë dhe pothuajse 80 tanke gjatë javës së kaluar, sipas shifrave nga ushtria e Ukrainës, ndërsa një ofensivë e re ruse po zhvillohet në verilindje të vendit, shkruan “Panorama”.

Forcat e Armatosura ukrainas bënë të ditur se Rusia kishte pësuar 1260 viktima vetëm në një ditë.

Është shumë e vështirë të përcaktohen llogaritjet e sakta të humbjeve të Rusisë dhe Ukrainës, pasi nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur raportet e Ukrainës për humbjet e Rusisë.

Të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ishte përpjekur të zgjeronte operacionet kundër forcave ukrainase në verilindje të vendit. Sipas tij, Ukraina po dërgonte shpejt përforcime në pozicionet në rajonin e Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë. (Fatosi)