Kancelari gjerman: Ofensiva në Rafah do të sillte humbje të pabesueshme njerëzore
2024-05-14 12:04:37

Kancelari gjerman (Foto Rtsh)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se ofensiva ushtarake izraelite në Rafah do të ishte e papërgjegjshme dhe do të sillte humbje të mëdha të jetëve të njerëzve të pafajshëm, njofton “RTSH”.

Gjatë një konference shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes për furnizimin me armë të Izraelit, kancelari Scholz tha se qeveria gjermane furnizon me armë vetëm në raste individuale dhe ku është e qartë se ato nuk mund të përdoren në situata që mund të bien ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Gjermania nuk e furnizon Izraelin me armë siç bën SHBA-ja (Fatosi)