Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Europë raportojnë rritje të fuqishme në 4 muajt e parë
2024-05-14 14:35:31

Foto nga VCG

Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Europë patën rritje solide nga janari në prill të këtij viti, me përmirësime të vazhdueshme në kapacitetin e transportit, efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit, njofton “Xinhua”.

Numri i shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Europë u rrit me 10 për qind në baza vjetore në 6184 udhëtime në katër muajt e parë të vitit, bëri të ditur “China State Railway Group Co., Ltd” (China Railway).

Rreth 675.000 njësi TEU të mallrave u transportuan përmes trenave të mallrave gjatë kësaj periudhe, 11 për qind më shumë se një vit më parë, sipas kompanisë, e cila theksoi se deri në fund të prillit, rreth 89.000 udhëtime me tren mallrash Kinë-Europë ishin përfunduar në total, duke u shërbyer 223 qyteteve në 25 vende evropiane. (Fatosi)