Silianovska përdori emrin “Maqedoni”, Mitsotakis: E paligjshme dhe e palejueshme
2024-05-14 11:56:05

Kryeministri grek-presidentja maqedonase (Foto Panorama)

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shprehu mosmiratimin e Greqisë për deklaratën e presidentes Gordana Silianovska, e cila u betua duke përdorur termin “Republika e Maqedonisë” dhe jo “Republika e Maqedonisë së Veriut”, siç parashikohet nga Marrëveshja e Prespës, shkruan “Panorama”.

Kryeministri grek e konsideroi iniciativë të paligjshme, të palejueshme dhe një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e vendit.

“Greqia refuzon manipulime si ato me të cilat zonja Silianovska po nis mandatin e saj presidencial”,- deklaroi kryeministri grek, duke i bërë thirrje që t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.

“Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të tilla. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Maqedonia e Veriiut drejt Europës varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve. Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe sigurisht nga shmangia e sfidave”,- deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. (Fatosi)