CMG-ja publikon raport mbi veprimet lidhur me mjedisin, shoqërinë dhe administrimin të kompanive të huaja në Kinë
2024-05-14 18:09:59

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Foto: CMG-ja publikon raport mbi veprimet lidhur me mjedisin, shoqërinë dhe administrimin të kompanive të huaja në Kinë /CMG

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi të hënën një raport mbi veprimet lidhur me mjedisin, shoqërinë dhe administrimin të kompanive të huaja në Kinë. 

Këto tre aspekte janë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve dhe shihen si një përgjegjësi shoqërore e tyre. 

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Raporti përqendrohet në mënyrën se si kompanitë e huaja në Kinë mund të shfrytëzojnë plotësisht mundësitë e reja të sjella prej modernizimit kinez, të zbatojnë thellësisht konceptin e përgjegjësisë shoqërore lidhur me mjedisin, shoqërinë e administrimin  dhe t'i japin një impuls të mëtejshëm zhvillimit të qëndrueshëm të Kinës. 

Në vitet e fundit, ndërsa Kina vazhdon të nxisë zhvillimin me karbon të ulët dhe transformimin e gjelbër të sipërmarrjeve të huaja, shumë prej këtyre të fundit kanë integruar vlerat e biznesit me vlerat shoqërore dhe kanë ndërthurur vlerat mbi mjedisin, shoqërinë dhe administrimin me konceptet e reja të zhvillimit të Kinës. 

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Raporti paraqet gjithashtu sugjerime se si kompanitë e huaja në Kinë mund të përmirësojnë më tej standardet e punës në veprimet e lidhura me mjedisin, shoqërinë dhe administrimin, për të nxitur integrimin e këtyre kompanive në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror me cilësi të lartë të Kinës.