Kinë: Udhëtimet hekurudhore të pasagjerëve u rritën 22.9 për qind në janar-prill
2024-05-14 20:16:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina regjistroi 360.15 milionë udhëtime hekurudhore pasagjerësh në prill, 9.6 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vjetshëm, bëri të ditur të martën Administrata Kombëtare e Hekurudhave. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë katër muajve të parë të vitit, udhëtimet hekurudhore të pasagjerëve arritën në 1.37 miliardë, duke u rritur me 22.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha administrata. 

Muajin e kaluar, 407.59 milionë tonë mallra u transportuan nga hekurudhat, 1.9 për qind më shumë se në prillin e vitit 2023. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga janari në prill, vëllimi i transportit hekurudhor të mallrave në Kinë arriti 1.65 miliardë tonë, me një rënie prej 1.4 për qind në krahasim me katërmujorin e parë të vjetshëm. 

Investimet në pasuritë fikse të hekurudhave në Kinë arritën në 184.9 miliardë juanë (rreth 26.02 miliardë dollarë amerikanë) në katër muajt e parë të vitit 2024, 10.5 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas Administratës Kombëtare të Hekurudhave të Kinës.