Zhvillohen kërkime atmosferike pas ekspeditës së 40-të në Antarktik të Kinës
2024-05-14 18:18:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pas përfundimit të ekspeditës së 40-të në Antarktik të Kinës, është në proces studimi atmosferik mbi mostrat e marra. 

Ekspedita e 40-të në Antarktik e Kinës përfundoi me kthimin e anijes së parë akullthyese të vendit, "Xuelong-2", në qytetin Qingdao të provincës Shandong të Kinës Lindore në fillim të prillit. 

Studimi i atmosferës polare është një pjesë e rëndësishme e ekspeditës së fundit të Antarktik, e cila përfshiu edhe ngritjen dhe mirëmbajtjen e një stacioni vrojtimi meteorologjik, vëzhgimet e kimisë atmosferike në stacionin "Zhongshan", mbledhjen e mostrave atmosferike dhe eksperimente të tjera shkencore. 

Aktualisht, studiuesit në Akademinë Kineze të Shkencave Meteorologjike po analizojnë mostrat. 

Përgjatë viteve, shkencëtarët kinezë kanë kryer kërkime jetike mbi atmosferën në Antarktik, duke luajtur një rol të rëndësishëm në studimin e ndryshimit klimatik aty dhe të ndikimit të tij global. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mostrat atmosferike të mbledhura përfshijnë gaze të ndryshme, si dioksidi i karbonit, metani e hekzafluoruri i sulfurit. Pas analizës së rezultateve të përqendrimit, studiuesit do t'i regjistrojnë dhe do t'i krahasojnë ato me të dhënat e vitit të mëparshëm, duke arritur zbulime të reja kërkimore. 

Aktualisht, studimet e atmosferës së Antarktikut nga ana e Kinës kryhen nëpërmjet një game metodash, duke përfshirë mbikëqyrjen në kohë reale në internet në stacionin "Zhongshan", marrjen në vend të mostrave për analiza të mëtejshme, si edhe mbikëqyrjen në kohë reale në laborator në Pekin. 

Përveç mbikëqyrjes së përbërjes atmosferike, stacioni "Zhongshan" kryen edhe vëzhgime të rregullta manuale meteorologjike të tokës dhe paraqet raporte. Këto të dhëna të rëndësishme transmetohen përsëri në Kinë në një orar të caktuar çdo ditë dhe më pas ndahen me Organizatën Meteorologjike Botërore nëpërmjet Administratës Meteorologjike të Kinës. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga viti 2008, Kina ka në funksionim një sistem mbikëqyrjeje të sfondit atmosferik në stacionin "Zhongshan", që mundëson vrojtimin e vazhdueshëm në internet. Të gjitha këto përpjekje mbushin zbrazëtitë në studimin e atmosferës polare të Kinës.