Kina synon të promovojë shëndetin mendor të studentëve nëpërmjet fushatës edukative
2024-05-14 11:40:44

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka nisur një fushatë mbarëkombëtare për të promovuar ndërgjegjësimin dhe edukimin në lidhje me shëndetin mendor të studentëve, njofton “Xinhua”.

Sipas një qarkoreje të publikuar nga Ministria e Arsimit, fushata do të zgjasë për të gjithë muajin maj dhe është programi i parë njëmujor i këtij lloji në Kinë.

Qarkorja kërkon që autoritetet lokale të arsimit të organizojnë iniciativa të përshtatura për edukimin dhe udhëzimin e shëndetit mendor për fëmijët dhe studentët në faza të ndryshme të arsimit.

Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet shëndetit mendor të fëmijëve në zonat rurale, prindërit e të cilëve punojnë në qytete dhe fëmijëve të punëtorëve emigrantë. Këtyre fëmijëve duhet t'u ofrohet këshillim dhe ndërhyrje psikologjike, nëse është e nevojshme.

Mësuesit duhet të marrin pjesë në trajnime për të përmirësuar njohuritë e tyre në psikologji dhe duhet të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor të studentëve përmes punës së tyre mësimore.

Autoritetet arsimore dhe shkollat duhet gjithashtu të organizojnë leksione dhe të ofrojnë shërbime këshillimi për prindërit për t'u dhënë atyre udhëzime shkencore në këtë drejtim. (Fatosi)