MPJ-ja: Kina kundërshton veprimet e Britanisë mbi të ashtuquajturin "spiunazh kinez”
2024-05-14 20:38:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lidhur me njoftimet që qeveria britanike ka arrestuar disa shtetas kinezë për arsye të veprimeve të spiunazhit, zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin  u shpreh në një konferencë shtypi të martën që Kina i kushton rëndësi të madhe kësaj çështjeje dhe kundërshton në mënyrë të vendosur fabrikimin nga Britania të çështjes së ashtuquajtur të "spiunazhit kinez".


Sipas njoftimeve, qeveria britanike ka arrestuar tre hongkongas me akuzat për veprime spiunazhi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang Wenbin u shpreh që Kina e nxit fuqimisht palën britanike të garantojë të drejtat e ligjshme të shtetasve kinezë në Britani.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Për një periudhë kohore, Britania ka trumbetuar pandërprerë të ashtuquajturat ‘raste të spiunazhit kinez' dhe 'sulme kibernetike nga Kina'. Këto akuza janë krejt të pabaza, janë përbaltje dashakeqe dhe janë të papranueshme. Për këto veprime të poshtra politike nën flamurin e sigurisë kombëtare dhe ligjit, Kina shpreh kundërshtim të vendosur,” theksoi Wang. (Jiang Lei)