Kina do të nisë emetimin e bonove speciale të thesarit
2024-05-14 14:41:20

Foto nga VCG

Kina do të emetojë obligacione speciale thesari, për të mbledhur fonde për zbatimin e strategjive kryesore kombëtare dhe për të ndërtuar kapacitetet e sigurisë në fusha kyçe, njoftoi Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Vendi planifikon të nisë emetimin e obligacioneve të tilla me afate 20-vjeçare, 30-vjeçare dhe 50-vjeçare, përkatësisht më 24 maj, 17 maj dhe 14 qershor. Emetimi i grupit të fundit të këtyre obligacioneve do të përfundojë deri në mes të nëntorit, sipas ministrisë.

Obligacionet do të përdoren për të mbështetur punën në fusha të shumta, duke përfshirë inovacionin e shkencës dhe teknologjisë, zhvillimin e integruar urban-rural, zhvillimin e koordinuar rajonal, sigurinë e ushqimit dhe energjisë dhe rritjen me cilësi të lartë të popullsisë. (Fatosi)