Kryeministri kinez thekson përdorimin siç duhet të bonove të posaçme të thesarit me maturim ultra të gjatë
2024-05-14 18:12:51

Foto nga Xinhua

Foto: Kryeministri kinez Li Qiang (në qendër) duke folur në një videokonferencë në kryeqytetin e Kinës Pekin, 13 maj 2024. / "Xinhua" 

Kryeministri kinez Li Qiang theksoi të hënën nevojën për të emetuar dhe përdorur siç duhet bonot e posaçme të thesarit me maturim ultra të gjatë, për të mbështetur zbatimin e strategjive madhore kombëtare dhe për të ngritur kapacitetin e sigurisë në fushat kryesore. 

Emetimi i bonove të posaçme të thesarit me maturim ultra të gjatë është i dobishëm për përparimin e modernizimit kinez, nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë dhe ndërmarrjen e nismës për zhvillim, vuri në dukje ai në një videokonferencë në Pekin. 

Li  kërkoi të bëhen përpjekje për të forcuar menaxhimin e projekteve dhe për të ndërtuar një numër veprash të rëndësishme, si edhe për të kapërcyer pengesat e rrënjosura thellë nëpërmjet reformave dhe masave inovative. 

Kina duhet të përdorë siç duhet si politikat konvencionale, ashtu edhe ato jokonvencionale, të forcojë bashkërendimin ndërmjet instrumenteve fiskale e monetare dhe të orientojë më shumë burime financiare drejt ekonomisë reale, theksoi kryeministri. 

Më shumë përpjekje nevojiten për të udhëhequr pjesëmarrjen e kapitalit privat në ndërtimin e veprave madhore dhe për të stimuluar plotësisht gjallërinë e investimeve private, shtoi  Li Qiang.