Foto nga VCG
Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez kanë fituar zgjedhjet rajonale të Katalonjës, ndërsa partitë pro pavarësisë humbën terren, shkruan “Panorama”.
Partia Socialiste Katalanase (PSC), me 99% të votave të numëruara, ka siguruar 42 mandate.
Mbështetja për pavarësinë ka rënë në 42%, nga 49% në vitin 2017, sipas Institutit të Statistikave të qeverisë katalanase.
Në fushatën përpara këtyre zgjedhjeve, çështja e marrëdhënieve të Katalonjës me pjesën tjetër të Spanjës u shty në plan të dytë nga sfida të tjera, si thatësira në rajon dhe kriza e strehimit.
Partia Bashkë për Katalonjën (JxCat), e ish-presidentit rajonal Carles Puigdemont, ishte e dyta, me 35 vende.
Por, në përgjithësi, partitë nacionaliste humbën mbështetjen, që do të thotë se nuk kontrollojnë më Parlamentin rajonal. (Fatosi)