Vendi piktoresk Tianchi i Xinjiang-ut përfshin teknologjinë inteligjente
2024-05-14 11:49:56

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pika piktoreske Tianchi, një destinacion popullor turistik në rajonin autonom të Xinjiang Ujgur, tani po përdor teknologjinë inteligjente të mbrojtjes së energjisë për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e rrjetit, njofton “China Daily”.

Terminalet sensorë të krijuar nga “Xinjiang Changji Power Supply Co” ofrojnë monitorim në kohë reale të pikave kritike të energjisë, duke zëvendësuar inspektimet manuale dhe duke raportuar në çast defektet gjatë ndërprerjeve. Ato kanë mundësuar identifikimin dhe riparimin më të shpejtë dhe më të saktë të defekteve.

Terminalet adresojnë kërkesën në rritje për mbrojtje sezonale dhe të përkohshme të energjisë, veçanërisht në zonat turistike. Metodat tradicionale që kërkojnë inspektime manuale kërkojnë burime intensive dhe më pak efikase.

Nisma përputhet me një nxitje kombëtare për zhvillimin e një rrjeti energjie të zgjuar dhe të dixhitalizuar. Synimi është transformimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë deri në vitin 2030, me rritjen e investimeve në kërkimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale.

Tianchi planifikon të zhvillojë më tej platformën e saj të mbrojtjes dixhitale të energjisë, duke siguruar një furnizim më të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për vizitorët dhe industrinë e turizmit. (Fatosi)