Dita e Markës së Kinës 2024 tërheq afro 1800 marka
2024-05-14 13:04:05

Foto nga VCG

Eventi në kuadër të Ditës së Markës së Kinës 2024 u zhvillua në Shangai, nën temën “Cilësi më e mirë, e ardhme e ndritshme për markat kineze”, njofton “China Daily”.

Gati 1800 marka morën pjesë në ngjarje për të treguar historinë e zhvillimit të markave kineze.

Zona e re e ekspozitës tematike të këtij viti u fokusua tek inovacioni, gjelbërimi dhe karboni i ulët, cilësia e jetës dhe përparimet industriale.

Eventi synoi të shfaqte përvojat e avancuara të ekspozuesve dhe praktikat novatore për të rritur ndërgjegjësimin e markës. (Fatosi)