Foto nga youth.cn
Më 13 maj u hap në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Investimeve 2024.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë nënkryetari i shtetit i Kinës Han Zheng. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se kryetari Xi Jinping ka vënë në dukje shumë herë se palët duhet të këmbëngulin në konceptin e bashkëpunimit, bashkëpërfitimit, si edhe të nxisin bashkëzhvillimin e botës. Kina do të vazhdojë të zgjerojë hapjen me nivel të lartë dhe të ndajë përfitimet e zhvillimit me palët.
Foto nga youth.cn
Han u shpreh që si ekonomia e dytë e botës, kontributi i Kinës për rritjen botërore, për shumë vjet ka ruajtur nivelin mbi 30% .
“Një Kinë me ekonomi të qëndrueshme dhe të hapur, sigurisht që do të injektojë energji më të fuqishme në ekonominë botërore. Jemi të gatshëm të ndajmë me botën mundësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të Kinës. Mirëpresim sipërmarrjet e vendeve të ndryshme të vazhdojnë të bëjnë investime në Kinë, të thellojnë bizneset dhe të nxjerrin përfitimet e tyre,” u shpreh nënkryetari i shtetit të Kinës. (Jiang Lei)