Zvicra fiton Eurovizionin, Nemo me “The Code” merr çmimin e parë
2024-05-13 12:57:47

Foto nga interneti

Foto nga interneti

Zvicra ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”, që u zhvillua në Malmo të Suedisë.

Këngëtari Nemo me këngën “The Code” arriti të merrte votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse, shkruan “ATSH”.

Interpretimi i këngëtarit helvetian u zgjodh si më i miri mes 25 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme që performuan në finale të shtunën.

Ai mori 591 pikë, duke lënë prapa përfaqësuesin e Kroacisë me 547 pikë dhe të Ukrainës me 453 pikë.

Kënga e Nemos është një rrëfim për identitetin gjinor, shëndetin mendor dhe  gjetjen e vetes.

“Faleminderit shumë! Shpresoj që kjo garë do të jetësojë premtimin për paqe dhe dinjitet për çdo person në botë”,- deklaroi Nemo mes emocionesh.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila performoi në gjysmëfinalen e natës së dytë, por nuk u përzgjodh për në finale.