Foto nga VCG
Më 13 maj, zëdhënësi i MPJ të Kinës Wang Wenbin, u shpreh në një konferencë për shtyp se Kina nxit Shtetet e Bashkuara të mos ndërtojnë rrugë duke krijuar gropa, si edhe të krijojnë kushte të mira konkrete për bashkëpunimin Kinë-SHBA, në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimin e modelit të zhvillimit të botës në një model të gjelbër.
Më 8 dhe 9 maj, Kina dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan një mbledhje të grupit të punës, për shtimin e veprimeve klimatike në vitet 20 të shekullit XXI. Gjatë mbledhjes, palët bënë diskutime kryesisht për bashkëpunimin në ndryshimin e modelit energjetik, lëshimin e gazit serrë, ekonominë e qarkullueshme dhe shfrytëzimin e burimeve, të caktuara sipas deklaratës “The Sunnylands Statement”.
Foto nga VCG
“Shtetet e Bashkuara nga njëra anë shprehen të gatshme për të shtuar bashkëpunimin në përballimin e ndryshimeve klimatike me Kinën, por nga ana tjetër po fabrikojnë me fuqi të madhe ‘produktivitet tepër të madh’ energjinë e re të Kinës, duke deklaruar që do të shtojnë tarifat doganore ndaj produkteve kineze, si makinat elektrike dhe mallrat me energji diellore.
Foto nga VCG
Veprime të tillë kundër fjalës, jo vetëm janë larg unanimiteteve të arritura nga dy liderët shtetërorë në San Francisco për përballimin e ndryshimeve klimatike, por do të dëmtojnë ndryshimin e modelit të zhvillimit të ekonomisë botërore, si edhe do të prishin përpjekjet e botës në përballimin e ndryshimeve klimatike. Ne nxisim Shtetet e Bashkuara të mos ndërtojnë rrugë me gropa dhe të krijojnë kushte të mira bashkëpunuese Kinë-SHBA, në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimin e modelit energjetik të botës,” u shpreh Wang Wenbin në Pekin. (Jiang Lei)