Presidenti i Këshillit të Europës dënon urdhrin izraelit për evakuimin nga Rafahu
2024-05-13 15:23:41

Charles Michel (Foto Rtsh)

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, dënoi urdhrin e Izraelit për të evakuuar palestinezët nga Rafahu, duke e cilësuar si të papranueshme.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe mos të ndërmarrë asnjë operacion tokësor në Rafah. Pikat e kryqëzimit duhet të funksionojnë plotësisht dhe të lejojnë që ndihma thelbësore humanitare të kalojë për të ndihmuar në shuarjen e urisë”,- shkroi Michel në një postim në “X”, përcjell “RTSH”.

Ai theksoi se duhet të vazhdojnë të gjitha përpjekjet për të siguruar një marrëveshje për një armëpushim të qëndrueshëm dhe përsëriti thirrjet e BE-së për një zgjidhje me dy shtete.

“Krijimi i një shteti të qëndrueshëm të Palestinës është kyç në këtë drejtim, krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin, siç pasqyrohet në rezolutën e OKB-së”,- shkroi presidenti i KiE-së, duke iu referuar votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për përmirësimin e statusit të misionit palestinez në Kombet e Bashkuara. (Fatosi)