Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike të Kinës shënoi rritje në prill
2024-05-13 14:27:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike të Kinës, një tregues i operacioneve logjistike në sektorin e tregtisë elektronike, qëndroi në 113.2 pikë në prill, 0.7 pikë më shumë se një muaj më parë, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Sipas Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës, nënindeksi që ndjek vëllimin total të biznesit në sektor u rrit me 1.3 pikë në baza mujore në 127.7 pikë.

Vëllimi i shifrave përcjellëse të biznesit në zonat rurale gjithashtu u rrit me 0.2 pikë nga muaji i kaluar në 127.9 pikë gjatë kësaj periudhe.

Logjistika e tregtisë elektronike të Kinës vazhdoi të përmirësohet në prill dhe e nxitur nga udhëtimet e festave dhe politikat pro konsumit në maj, operacioni logjistik i tregtisë elektronike të Kinës pritet të rritet në mënyrë të qëndrueshme. (Fatosi)