Kina pati më shumë infermierë në vitin 2023
2024-05-13 14:51:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioni Kombëtar i Shëndetit bëri të ditur se Kina pari rritje të infermierëve të regjistruar vitin e kaluar, duke arritur në 4 infermierë për 1000 banorë, njofton “CGTN”.

Numri i përgjithshëm i infermierëve të regjistruar në Kinë arriti në 5.63 milionë deri në fund të vitit 2023, një rritje prej rreth 430.000 nga viti 2022.

Gjithnjë e më shumë, infermierët në Kinë janë më të arsimuar. Mbi 80 për qind e infermierëve në fund të 2023-shit kishte një diplomë kolegji ose më të lartë, nga 70 për qind në fund të 2020-s, thanë zyrtarët në një konferencë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.

Zyrtarët theksuan gjithashtu se rajonet në të gjithë vendin kanë prezantuar më shumë trajnime për infermierët në specialitete me mungesa, si geriatria, pediatria, kujdesi intensiv dhe sëmundjet infektive dhe se mund të priten politika dhe rregullore të vazhdueshme për të mbështetur shërbimet infermierore. (Fatosi)