Industria e prodhimit të automobilave në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë
2024-05-13 12:48:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria e prodhimit të automobilave në Kinë regjistroi një rritje të fortë në tremujorin e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë kësaj periudhe, vlera e shtuar industriale e sektorit u rrit me 9.7 për qind në baza vjetore, 3 pikë përqindje më e lartë se ajo për industrinë e përgjithshme prodhuese të Kinës, sipas shoqatës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të ardhurat e kombinuara operative të këtij sektori arritën në 2.25 trilionë juanë (rreth 316.85 miliardë dollarë amerikanë), 6.2 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Fitimet totale të kompanive në këtë sektor u rritën me 32 për qind në bazë vjetore në 103.95 miliardë juanë, sipas të dhënave.