Kina lëshon satelit të ri në hapësirë
2024-05-13 14:18:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina lëshoi një raketë Long March-4C, duke vendosur një satelit në hapësirë, njofton “Xinhua”.

Raketa u lançua mëngjesin e të dielën (koha e Pekinit) nga qendra e lëshimit satelitor Jiuquan në veriperëndim të Kinës dhe dërgoi satelitin Shiyan-23 në orbitë të paracaktuar.

Sateliti do të përdoret kryesisht për monitorimin e mjedisit hapësinor.

Ky ishte misioni i 522-të i fluturimit i raketave të serisë Long March.  (Fatosi)