Belousov-i do të zëvendësojë Shoigu-në si ministri i Mbrojtjes i Rusisë
2024-05-13 15:48:23

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar si ministrin e ri të Mbrojtjes të Rusisë Andrey Belousov-in, që ka shërbyer si zëvendëskryeministri i parë, raportoi të dielën agjencia ruse e lajmeve TASS. 

Belousov, i lindur në vitin 1959, ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe ndihmës i presidentit rus për çështjet ekonomike, si dhe zëvendëskryeministër i parë. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov citohet nga TASS të ketë thënë se vendimi për të emëruar Belousov-in si ministër të Mbrojtjes është i lidhur me "bërjen e ekonomisë së bllokut të sigurisë pjesë të ekonomisë së vendit." 

Kreu i tanishëm i mbrojtjes i Rusisë,  Sergey Shoigu, njoftohet se do të zëvendësojë Nikolay Patrushev-in si sekretar i Këshillit të Sigurisë, duke mbikëqyrur punën e Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik, i cili kohët e fundit u vu nën varësi të drejtpërdrejtë të presidentit, njoftoi TASS. 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov do të mbajë postin e tij, shtoi Peskovi. 

Krerët e tjerë të ministrive dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, do të mbajnë postet e tyre në qeveri, sipas agjencisë TASS.