Fluturimi i parë i drejtpërdrejtë lidh Shenzhen-in me Qytetin e Meksikës
2024-05-13 14:48:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një aeroplan Airbus A350 i “China Southern Airlines” u ul në aeroportin ndërkombëtar “Benito Juarez”, në Qytetin e Meksikës.

Avioni u nis nga Shenzhen-i në Kinën jugore për në kryeqytetin e Meksikës, njofton “Xinhua”.

Ky ishte fluturimi i parë i drejtpërdrejtë i pasagjerëve midis Kinës dhe Meksikës pas pandemisë së Covid-19.  (Fatosi)