Kina do të rishikojë Kodin Mjedisor dhe 22 projektligje të tjera legjislative
2024-05-12 10:57:26

foto/VCG

foto/VCG

Legjislatura më e lartë e Kinës do të shqyrtojë këtë vit 23 projektligje të reja legjislative, duke përfshirë një kod mjedisor, sipas axhendës së tij legjislative vjetore, shkruan “Xinhua”. 

foto/VCG

foto/VCG

Projektligjet legjislative që do t'i paraqiten për shqyrtim Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore përfshijnë edhe Ligjin për Publicitetin dhe Edukimin e Shtetit të së Drejtës, Ligjin për Reagimin ndaj Emergjencave të Shëndetit Publik dhe Ligjin për Promovimin e Ekonomisë Private. 

foto/VCG

foto/VCG

Axhenda synon përpjekjet për të integruar dhe rishikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse ligjet dhe rregulloret ekzistuese mjedisore, duke nxitur gjerësisht opinionin publik në hartimin e kodit mjedisor. (Irma)