Franca kërkon mosmbajtjen e celularëve në shkolla
2024-05-12 11:06:56

foto nga VCG

foto nga VCG

Ministrja franceze e Arsimit, Nicole Belloubet, synon të eksperimentojë që nga viti i ardhshëm shkollor detyrimin që nxënësit të lënë smartfonët jashtë mureve të shkollës, mundësisht në dollapë të veçantë, shkruan “ATSH”.

“Do të doja shumë që nxënësit të mund të shkonin në shkollë pa telefon. Ne i dimë efektet e dëmshme që mund të sjellë kjo”,- deklaroi ministrja, duke marrë parasysh krijimin e dollapëve të posaçëm për telefonat.

Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkollë, por i takon çdo institucioni individual të përcaktojë metodat specifike të pajtueshmërisë me këtë rregull.

Belloubet beson, ndër të tjera, se duhet të mendojnë më mirë për përdorimin e mjeteve dixhitale në klasë, në veçanti tabletat dhe kompjuterët që vihen në dispozicion të nxënësve. (Irma)