Kina ka investuar 11.5 miliardë juanë për programet e ndihmës në punë
2024-05-12 10:52:40

foto/VCG

foto/VCG

Kina ka investuar këtë vit 11.5 miliardë juanë (rreth 1.62 miliardë dollarë amerikanë), për të mbështetur programet që ofrojnë punësim për njerëzit në nevojë si një formë lehtësimi, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”. 

Investimi, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, është përdorur për të mbështetur më shumë se 2700 programe të ndihmës në punë dhe ka krijuar 250.000 vende pune për banorët në zonat rurale. 

foto/VCG

foto/VCG

Programet e ndihmës në punë synojnë njerëzit që kanë nevojë për punësim, veçanërisht banorët e zonave rurale që janë nxjerrë nga varfëria, individët e cenueshëm të prirë për t'u kthyer në varfëri dhe punëtorët emigrantë që kthehen në vendlindjet e tyre. Programet janë krijuar për t'i ndihmuar ata të gjejnë punë në vendet e tyre. 

foto/VCG

foto/VCG

Komisioni u kërkoi qeverive vendore të përshpejtojnë procesin e fillimit të programeve të ndihmës në punë me qëllim që të nxisin punësimin dhe të rrisin të ardhurat për njerëzit vendas. (Irma)