Hong Kongu do të mbajë ekspozitë historike të modës franceze
2024-05-12 16:18:04

foto nga VCG

foto nga VCG

Muzeu i Pallatit në rajonin e posaçëm administrativ të Hong Kongut të Kinës njoftoi se do të prezantojë një ekspozitë mbi modën historike franceze nga 26 qershori deri më 14 tetor, duke shfaqur mbi 300 pjesë të kostumeve, bizhuterive dhe aksesorëve francezë nga fundi i shekullit të 18-të deri në fillimin e shekullit të 20-të nga koleksioni i Muzeut të Arteve Dekorative në Paris, shkruan “Xinhua”. 

Ekspozita shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Kjo është hera e parë që Muzeu i Arteve Dekorative në Paris ekspozon koleksionin e tij gjithëpërfshirës të modës historike franceze në Azi. 

foto nga VCG

foto nga VCG

“Shpresojmë të ngjallim interesin e vizitorëve me historinë e modës franceze, evolucionin e modës me kalimin e kohës dhe ndikimin e saj te moda, veshjet dhe dizajni global”,- deklaroi Louis Ng, drejtor i Muzeut të Pallatit të Hong Kongut. 

“Ekspozita është një mundësi për të festuar së bashku lidhjet që kanë bashkuar Kinën dhe Francën për 60 vjet”,- tha Christine Macel, drejtoreshë e Muzeut të Arteve Dekorative në Paris. (Irma)