foto nga VCG
Egjipti dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për fleksibilitet për të arritur një armëpushim deri tani të pamundur dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve midis lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe Izraelit pas një raundi jopërfundimtar negociatash në Kajro, shkruan “ATSH”.
foto nga VCG
“Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ranë dakord gjatë një bisede telefonike për rëndësinë e nxitjes së palëve që të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të arritur marrëveshjen”,- deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane. Izraeli dhe Hamasi nuk po negociojnë drejtpërdrejt, ndaj SHBA-ja, Katari dhe Egjipti po veprojnë si ndërmjetës.
Shoukry dhe Blinken diskutuan situatën më të fundit të sigurisë dhe humanitare në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, të mbushur me refugjatë.
foto nga VCG
“Zyrtari egjiptian paralajmëroi për rrezikun e pasojave të operacioneve ushtarake izraelite në Rafah”,- shtoi zëdhënësi.
Rafahus është streha e fundit për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur nga lufta e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.
Izraeli e sheh qytetin si bastionin e fundit të Hamasit. (Irma)