Në fund të majit pritet të mbahet samiti vjetor për zhvillimin dixhital të Kinës
2024-05-12 10:36:56

foto nga VCG

foto nga VCG

Samiti i 7-të i Kinës Dixhitale pritet të zhvillohet në Fuzhou, në provincën Fujian të Kinës lindore, nga 24 deri më 25 maj, deklaroi Liu Liehong, kreu i Administratës Kombëtare të të Dhënave, shkruan “Xinhua”. 

Sipas tij, edicioni i sivjetshëm, me temë çlirimin e vlerës së të dhënave dhe zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore, është i pari pas optimizimit dhe rregullimit të sistemit të punës së të dhënave të Kinës. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai përfshin kryesisht ceremoninë e hapjes, forumin kryesor, 13 nënforume dhe një konkurs të inovacionit dixhital, me një zonë eksperience të ngritur në vend.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në samit pritet të publikohet dhe Raporti i Zhvillimit Dixhital të Kinës 2023. Nënforumet përfshijnë diskutime mbi burimet e të dhënave dhe sigurinë dixhitale, ekonominë dixhitale, qeverisjen dixhitale dhe tema të tjera përkatëse. Në fokus të samitit do të jetë dhe përdorimi i gjeneratës së re të teknologjive dixhitale për të fuqizuar zhvillimin ekonomik dhe social. 

Samiti bashkorganizohet nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Administrata Kombëtare e të Dhënave, Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive i Këshillit të Shtetit dhe Qeveria Popullore të provincës Fujian. (Irma)