foto nga VCG
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë. Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Kiev, së bashku me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, bën të ditur “RTSH”.
Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.
foto nga VCG
“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve. Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje të ndalim forcat ruse në lindje”,- tha Zelensky.
Vendimi i SHBA-së, muajin e kaluar, për të miratuar një ligj për ndihma ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej mbi 60 miliardë dollarësh, u mirëprit nga Ukraina. Megjithatë, shumë njësi ushtarake raportohet se nuk kanë marrë ende armë të reja.
foto nga VCG
Zelensky tha se rritja e prodhimit vendas të dronëve dhe predhave të artilerisë, e ka ndihmuar Ukrainën në betejën e saj ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse.
Por, ai pranoi nevojën e Ukrainës për më shumë trupa. (Irma)