Kina promovon bashkëpunimin arsimor bazë Pekin-Tianjin-Hebei
2024-05-12 10:31:00

foto nga VCG

foto nga VCG

Autoritetet arsimore të komunave të Pekinit dhe Tianjin, si dhe në provincën Hebei të Kinës veriore, publikuan së bashku një sërë masash për të promovuar ndarjen e burimeve të arsimit fillor brenda Pekinit, Tianjin dhe Zonës së Re Xiong'an, shkruan “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Masat përfshinin skema bashkëpunimi midis 10 kopshteve në Pekin dhe 10 homologëve në Xiong'an. Tre shkolla në Tianjin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me tre në Xiong'an. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Përpara këtyre nismave të reja, Pekini kishte mbështetur zonën e re në ndërtimin e një kopshti, një shkolle fillore dhe një shkolle të mesme, e cila filloi rekrutimin shtatorin e kaluar. 

Ndarja e burimeve cilësore arsimore do të lehtësojë më tej zhvillimin me cilësi të lartë të arsimit fillor në Xiong'an, sipas Zyrës së Shërbimit Publik të zonës së re. (Irma)