UNRWA: Rreth 110.000 banorë janë larguar nga Rafahu
2024-05-12 15:45:54

foto nga VCG

foto nga VCG

Rreth 110.000 banorë janë larguar nga Rafahu, në jug të Rripit të Gazës, qëkur ushtria izraelite mori nën kontroll pikën kufitare në qytet, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), në një postim në platformën “X”.

“Por asnjë vend nuk është i sigurt në Rripin e Gazës dhe kushtet e jetesës janë mizore”,- bëri të ditur OKB-ja, citon “ATSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Shpresa e vetme është një armëpushim i menjëhershëm”,- thuhet në postim.

Sipas autoritetit kufitar palestinez, vendkalimi kufitar i Rafahut me Egjiptin mbetet i mbyllur për dërgesat e ndihmave humanitare.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ushtria izraelite tha se trupat ishin ende të dislokuara në lindje të Rafahut dhe në Al-Saitun në qendër të Rripit të Gazës.

Partnerët perëndimorë të Izraelit, kryesisht SHBA-ja, kanë paralajmëruar qeverinë izraelite për rrezikun e operacionit ushtarak në shkallë të gjerë në Rafah për shkak të pasojave të pritshme dramatike humanitare. (Irma)