Instituti për Kërkime të Punësimit: Gjermanët punuan 1.3 miliardë orë jashtë orarit në vitin 2023
2024-05-12 11:05:29

Puna ne Gjermani (Foto Rtsh)

Puna ne Gjermani (Foto Rtsh)

foto nga VCG

foto nga VCG

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliardë orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB). Më shumë se gjysma e kësaj kohe - 775 milionë orë - mbeti pa u paguar, shkruan “RTSH”.

Ministria e Punës e Gjermanisë bëri të ditur se, mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 orë mbetën pa u paguar.

foto nga VCG

foto nga VCG

Totali i orëve të punës jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliardë orë jashtë orarit. (Irma)