Kina përgatitet për festimet e Ditës Ndërkombëtare të Muzeut
2024-05-12 16:23:43

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina po përgatitet të kremtojë Ditën Ndërkombëtare të Muzeut, më 18 maj, me një sërë aktivitetesh tërheqëse, njoftoi Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, citon “China Daily”. 

E vendosur nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve në vitin 1977, Dita Ndërkombëtare e Muzeut ka qenë një festë vjetore e përqafuar nga Kina që nga anëtarësimi i saj në këshill në vitin 1983. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Çdo vit, që nga viti 2009, Kina organizon evente të ndryshme, me një vend të rëndësishëm të zgjedhur si pikë qendrore për festën mbarëkombëtare. 

Në qendër të vëmendjes për festimet e këtij viti do të jetë inaugurimi i Muzeut të Qytetërimit Qin-Han, një degë e re e Muzeut Historik Shaanxi në Zonën e Re Xixian, në provincën Shaanxi. 

foto nga VCG

foto nga VCG

I planifikuar të hapë dyert për publikun më 18 maj, muzeu do të presë katër ekspozita që shfaqin trashëgiminë e pasur të dinastive Qin (221-206 p.e.s.) dhe Han (206 p.e.s.-220) në Kinë, së bashku me artefakte që tregojnë kronikën e Rrugës së lashtë të Mëndafshit.

Zëvendësdrejtori i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Luo Wenli, deklaroi se ceremonia e hapjes do të paraqesë zbulimin e statistikave më të fundit mbi zhvillimin e muzeut të Kinës, e ndjekur nga forume dhe seminare me temë muzeale. (Irma)