foto/VCG
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u përpoq të siguronte SHBA-në, aleatin më të rëndësishëm të Gjermanisë në NATO, se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake për sigurinë në Europë dhe në botë.
Po ashtu, ministri gjerman i bëri thirrje qeverisë amerikane që mos të heqë dorë nga angazhimi i përbashkët në Europë, shkruan “ATSH”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë si partnerë, si aleatë dhe si miq. Kjo është më e rëndësishme se kurrë në këtë botë dhe kam besim se mund të arrijmë shumë së bashku”,- tha Pistorius në një takim me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, në Pentagon.
foto/VCG
Pistorius tha se Gjermania ishte e përgatitur të jepte më shumë kontribute për ndarjen e drejtë të barrës transatlantike.
foto/VCG
Ai përmendi rritjen e shpenzimeve gjermane të mbrojtjes që tani janë mbi objektivin e NATO-s prej të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), si dhe përgatitjet për të vendosur përgjithmonë një brigadë në Lituani dhe udhëheqjen në një nismë europiane të mbrojtjes ajrore. (Irma)