foto nga VCG
Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi, dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bënë thirrje për përpjekje të bashkërenduara ndërkombëtare për të siguruar suksesin e përpjekjeve të ndërmjetësimit në vazhdim për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, shkruan “Xinhua”.
foto nga VCG
Në një bisedë telefonike, ata shqyrtuan zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës në të gjitha nivelet, duke përfshirë përpjekjet e ndërmjetësimit egjiptian për të arritur një marrëveshje armëpushimi, njoftoi Presidenca egjiptiane në një deklaratë.
“Duhen përpjekje ndërkombëtare për të siguruar suksesin e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit, për të arritur një përparim dhe për të parandaluar një zgjerim të konfliktit”,- thuhet në dokument.
foto nga VCG
Gjatë bisedimeve, al-Sisi dhe Guterres paralajmëruan ndaj pasojave katastrofike të operacioneve të fundit ushtarake izraelite në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, të cilat përbëjnë një pengesë serioze për evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve për trajtim, si dhe dërgimin e ndihmës humanitare dhe lehtësim në sektor. (Irma)